Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja pasditen e 6 tetorit brenda sallës së gjyqit.

Vendimi i Apelit konfirmon masën e caktuar më herët nga shkalla e parë, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjon Shkambi ndodhet nën hetim për rolin e dyshuar në ngjarjen e rëndë, që tronditi sistemin e drejtësisë. Ngjarja e 6 tetorit solli reagime të shumta dhe ngriti shqetësime mbi sigurinë në ambientet gjyqësore.

Hetimet për rastin vijojnë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVETËM 4.45 PËR QIND PUNOJNË SI SPECIALISTË! 90% E EMIGRANTËVE SHQIPTARË NË GJERMANI, NË PUNË ME AFTËSI TË ULËTA
Artikulli tjetërNDËRTOI PA LEJE, NJË KAPANON, NË LAGJEN “10 KORRIKU”