Kjo është shtëpija e re e familjes Kraja e cila dy muaj më parë bëri apel për ndihmë në Star Plus TV. Pas kronikës të trasmetuar në televizionin tonë Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugorë në Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transpotit Rrugorë bënë të mundur rindërtimin nga e para të shtëpis së familjes Kraja.

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugorë, Blendi Gonxhe u shpreh se pas kronikës së dhënë në Star Plus për familjen në fjalë kanë qënë punonjësit e transportit rrugorë të të gjitha drejtorive.

Kryefamiljarët Sabri dhe Xhemile të emocionuar shprehen falenderimet.Sensibilizimi i treguar ndaj familjes Kraja duhet të jetë një shëmbull për të gjithë për t’i ardhur në ndihmë personave të tillë tha drejtori Gonxhe.

Kjo nuk është nisma e parë që këto drejtori kanë marrë sepse familja Kraja është familja e tretë brënda një viti që është bërë me shtëpi të re falë kontributit të dhënë nga këto instutucione.