Familja Kraja në Shkodër shumë shpejt nuk do të jetojë më në këtë mjerim. Banesa e kësaj familje e cila është thuajse e shkatërruar do të ndërtohet e re. Pas apelit në Star Plus TV të këtij rasti drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor në Shkodër do bëjnë të mundur ndërtimin pothuajse nga e para të shtëpisë së familjes Kraja. Drejtori i Transportit Rrugor në Shkodër Elson Çeliku i dha lajmin e gëzushëm familjes Kraja.

Ndërtimi i shtëpisë së re nuk është i vetmi lajm i gëzueshëm. Kryefamiljari, e zonja e shtëpisë dhe dy djemtë të cilët të gjithë janë të sëmurë do të trajtohen falas nga spitali amerikan në Shkodër ndërsa do i mundësojnë edhe ilaçet.

Familja Kraja prej 20 vitesh jetonte në një shtëpi pothuajse të rrënuar ku mungonin dhe kushtet minimale të jetesës. Në pak kohë kjo familje nuk do përjetojë më të ftohtin e ditëve të acarta të dimrit, shiun që bie brenda apo rrezikun e shembjeve së mureve pasi do të kenë një shtëpi të re me kushtet optimale.

Artikulli paraprakTONIGHT – 23.02.2021
Artikulli tjetërSTAR TREND – MELISA BRACI