Rasti i Drita Gurrës, kryefamiljares në fshatin Bardhaj e cila pak ditë më parë përmes Star Plus rrëfeu vështirësitë për të mbajtur familjen me pesë mijë lekë të vjetra tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve shkodranë të cilët u ofruan për ndihmë menjëherë pas transmetimit të rastit. Sot Drita ka zgjedhur të falënderojë secilin prej atyre që i është gjendur pranë në këto ditë të vështira për të dhe dy vajzat. Të vetmin problem që ka Drita është mungesa e një pune që mund t’i siguronte të ardhura çdo muaj.

Prej pesë vitesh, bashkëshorti i Dritës është ndarë nga jeta duke e lënë atë të vetme me dy vajzat e saj pesë dhe një vjeçe. Sot Drita më shumë se për pakot ushqimore të dhuruara nga qytetarë të ndryshëm apo organizatat, ka nevojë për një punë të përditshme që mund t’i sjellë të ardhura fikse çdo muaj. Dy vajzat e saj të vogla kërkon t’i ushqejë me paratë që siguron vetë, për t’i dhënë kështu shembullin se jeta nuk do të jetë e ëvshtirë gjithmonë për ta.

Ndaj sot, ndihma më e madhe që mund t’I ofrohet kësaj familje me një prind është një punë, pasi pensioni familjar prej pesë mijë lekësh të vjetra nuk vlen as për të blerë ushqimet as për një vakt të vogël