Vetmia, problemet shëndetësore, ekonomike dhe sociale vështirësojnë në jo pak raste jetën e të moshuarve. Edhe më i vështirë përballimi i këtyre kushteve bëhet për invalidin 65-vjeçar Vinçens Hila, nga fshati Barbullush, i cili prej më shume se 6 muajsh nuk mund të përdor mjetin  e tij lëvizës si shkak i një defekti motorik. I moshuari tregon se e ka tejet të vështirë të dalë nga shtëpia për të blerë produktet ushqimore, pasi mjeti i tij nuk ndizet.

Pas operimit të këmbës së djathtë vite më parë, Vinçensi tregon se e ka të nevojshme të operojë këmbën e majtë, por e ka të pamundur pasi i duhen 4 mijë euro.

65-vjeçari pret me shpresën që dikush, pas kësaj kronike të mund ta ndihmojë qoftë me riparimin e mjetit të tij lëvizës dhe nëse do të ishte e mundur edhe me sigurimin e të ardhurave për kryerjen e operacionit që po e pengon të lëvizë lirisht prej vitesh.