
Në kuadër të projektit “fuqizimi I grave sipërmarrëse për të aplikuar në mënyrë të suksesshme në prokurimet në nivel lokal” financuar nga qeveria kanadeze u organizua një trajnim me gra sipërmarrëse.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që të rrisë njohuritë dhe aftësitë e grave rreth përdorimit të sistemit elektronik të prokurorimmeve publike
Niveli aktual I përfshirjes së grave në prokurorime publike është më I ulët se pesha reale e bizneseve të drejtuara nga gratë. Bashkia Shkodër renditet e treta për vlerë kontratash të lidhura me subjekte gra pas Tiranës dhe Korçës
Në këtë trajnim u përfshinë rreth 20 gra sipërmarrëse të qarkut Shkodër duke kombinuar njohuritë teorike me ato praktike në përdorimin e sistemit të prokurorimeve publike






