Dita e sotme shenon dhe afatin e fundit per aplikimin ne universitet nga maturantet.

Të gjithë kandidatët, për ndjekjen e studimeve në universitetet publike dhe private, në ciklin e parë të studimeve Bachelor, duhet të kryejnë procesin e aplikimit online në portalin e Maturës Shtetërore brenda dites se sotme pasi ne te kundert ata humbasin mundesine e vazhdimit te studimeve te larta. Nderkohe persa I perket Shkodres, sipas te dhenave prane DAR behet e ditur se pothuajse te gjithe maturantet e Shkodres qe kane plotesuar kriteret e duhura e kane perfunduar aplikimin me sukses prane shkollave te tyre qe nje dite me pare. Ndersa maturantet qe kane pasur probleme me logimin ne sistemin online I jane drejtuar DAR, qe ne fakt nuk kane qene te pakta rastet, por qe iu eshte dhene zgjidhje menjehere nga ky institucion pa penalizuar asnjerin prej tyre. Ne qarkun e Shkodres kete vit numerohen rreth 2500 maturante, por jot e gjithe kane pasur mundesine per te aplikuar ne universitet, kjo per shkak te kritereve te reja te pranimit, sic eshte mesatarja me noten 6 qe rrjedhimisht perjashton nje numer te konsiderueshme maturantesh. Nderkohe tashme pas plotesimit te formularit online ministria e arsimit ben te ditur se brenda datës 16 gusht 2016 lista e aplikantëve që konkurrojnë në programet përkatëse të studimit do tiu percillet universiteteve dhe me pas brenda dates 30 gusht keta te fundit duhet te publikojne renditjen dhe shpalljen e fituesve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“PËRTEJ MALIT”, ASGJESOHEN 9793 BIMË KANABIS SATIVA
Artikulli tjetërKANALET KULLUESE, ADEMI INSPEKTON PUNIMET NË ANËN E MALIT