Që prej shtatorit të vitit të kaluar aplikimi për lejet e ndërtimit në të gjitha bashkitë e vendit bëhet përmes faqes online E-ALBANIA.

Drejtori i kontrollit të zhvillimit të territorit në bashkinë Shkodër Kreshnik Kopliku shprehet se ky process po ecën mirë edhe pse është diçka e re. Sipas drejtorit Kopliku deri tani që nga shtatori i 2016-ës janë 74 aplikime në faqen E-Albania. Aplikimi për lejet e ndërtimit në faqen online E-Albania në disa raste rezulton i komplikuar për ata qytetarë që kanë vështirësi në përdorimin e teknologjisë.

Artikulli paraprakPRONAT. RAMA AKUZON GJYKATAT
Artikulli tjetërVIZAT, BE RREGULLA TË REJA PËR VENDET