Informacione të ndryshme tregojnë se Apple po bëhet gati që të sjellë në treg modelin më të ri të telefonit iPhone 7. Sipas informacioneve paraprake thuhet se iPhone 7 e kanë përfshirë internetin dhe forumet e ndryshme teknologjike. Disa gjëra që ju duhet të dini në lidhje me iPhonin e ri janë: Lançohet në shtator Duke e marrë për bazë lansimin e iPhone 5, 5S, 6 dhe 6 Plus, është shumë e mundshme që edhe kësaj radhe iPhone 7 prezantohet në shtator.

Vjen me iOS 9 iPhone i ri do të jetë i pajisur me sistem operativ iOS 9. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë kompania në konferencën Ëorldëide Developers. Kamera e përparme është 1080P iOS 9 do të jetë një inovacion sa u përket kamerave të përparme. Telefoni i ri i iPhone do të ketë aftësinë që të realizojë fotografi panoramike dhe të realizojë video me 1080pdhe gjithashtu klipe “sloë motion”. Blic në kamerën e përparme Asnjë iPhone deri më tash nuk ka blic në kamerën e përparme. Për dashamirësit e selfieve, iPhone 7 është një fantazi e realizuar, për shkak se e ka shtuar edhe blicin në kamerën e përparme, duke e përmirësuar kështu kualitetin e fotografive edhe në errësirë. Procesor më i fortë Modeli i ri i iPhone do të vijë me një procesor më të fortë A9, i cili i ka 2 GB RAM, dyfishi i asaj që përmban iPhone 6. Bateri më të mirë Apple iPhone është kritikuar mjaft shumë për performancën e baterisë. Pasi që ekrani iPhone 6 dhe 6 Plus u rrit, edhe funksionimi i baterisë u përkeqësua. Por kësaj radhe iPhone 7 do të vijë me një bateri më të fortë e cila zgjat më shumë