Apple pritet të kenë një sasi fillestare të prodhimit prej tre milionë njësive për orën e saj të parë të quajtur Apple Watch, e cila pritet të paraqitet në treg muajin e ardhshëm.

Më parë ishte thënë se kompania më e madhe amerikane pritet të prodhojë rreth 3 milionë njësi të Apple Watch çdo muaj. Ndërsa tani sipas një raporti të ri thuhet se Apple është dashur ti anulojë disa nga planet e saj të prodhimit për Apple Watch, përkatësisht ta ulë sasinë nga 3 milionë njësi në rreth 1.2 apo 1.5 milionë njësi për muaj. Lajmi është bërë i ditur nga kontraktorët e Apple dhe sipas tyre, sasia e reduktuar ka të bëjë me problemet në prodhim dhe ekranin e orës së re të mençur. LG është kompania që e bën prodhimin e ekraneve të orës së Apple, dhe për ata është thënë se janë duke hasur në probleme me prodhimin e ekraneve.

[iframe width=”100%” height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/y-waTi8BPdk?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, GJËNDET KUFOMA PAS 7 MUAJSH
Artikulli tjetërVLLAZNIA DY JAVË NË DISPOZICION PËR RIKUPERIME