Pas një pritje të gjatë, Apple ka prezantuar më në fund modelin e ri MacBook Pro! Më i fuqishëm, më i hollë dhe më i lehtë. Risia kryesore është Touch Bar, i integruar ne pjesën e sipërme të tastierës. Është e ndjeshme ndaj prekjes dhe i ofron mundësinë përdoruesit të përdorë butonat dinamikë që ndryshojnë në bazë të aplikacionit të përdorur.

Në aplikacionin Photos, për shembull, mund të shfletohen të gjitha imazhet me anë të panelit touch, mund të zmadhohen ose zvogëlohen me anë të funksionit klasik pinch-to-zoom. Ekrani i Touch Bar është Retina. Mbështet emoji dhe tastierën QuickType. Color Strip lejon menaxhimin e volumit dhe ndriçimit.

 

Për sa i përket informacioneve hardware, Macbook Pro ka një proçesor Intel Kaby Lake i7 (quad-core, 2133MHz për modelin 5 inç, Intel Core i5 ose i7 për modelin 13 inç), në gjëndje të ofrojë një shpejtësi 3 herë më të lartë në krahasim me modelib paraardhës. GPU Intel Iris, ofron një performancë 5 herë më të shpejtë në krahasim me modelin aktual Macbook Pro.

Një tjetër risi është edhe prania e Touch ID, i integruar në pjesën e djathtë të butonit të ndezjes. Modeli i ri Macbook Pro integron 3 porta USB Type-C, në gjëndje të sigurojnë performanca të larta  dhe funksione të avancuara kur është i lidhur me aksesorët kompatibël.

 

Trackpad integron një Force Touch të avancuar, me një sipërfaqe më të madhe dhe një input më të saktë në krahasim me të kaluarën. Bateria siguron 10 orë autonomi.

MacBook Pro do të jetë i disponueshëm në ngjyrën klasike argjenti dhe space gray. Për sa i përket çmimeve, modeli 13″ do të kushtojë 1599$ (512 GB SSD, 8GB di RAM) ose 1699$ (proçesor më të shpejtë, 1TB SSD, 16GB RAM); versioni 15″ do të kushtojë 1799$ (1TB SSD, 16GB di RAM) ose 1999$ (proçesor më të shpejtë, 2TB SSD, 16GB RAM). 

Marre nga iPhoneAlbania

Artikulli paraprakOPOZITA BOJKOTON,VOTOHET PJESERISHT PAKETA PER BANKAT E PERMBARIMIN
Artikulli tjetërZBULOHET PLLAKA QE KA MBAJTUR TRUPIN E JEZU KRISHTIT