Shkolla e mesme profesionale “Arben Broci” ka orhanizuar ditën e “Dyerve të Hapura” për prindërit dhe nxënësit e klasave të nënta të qytetit dhe jo vetëm. Drejtori I shkollës Zamir Laçej bën të ditur se arsimi professional është e ardhmja e rinisë, pasi tregu I punës orientohet çdo ditë drejt profesioneve të reja që kryesisht lidhen me teknologjinë.

Drejtori Laçej ka një thirrje drejtuar prindërve që të orientojnë fëmijët e tyre drejt arsimit professional për vetë mundësitë që ka për punësim të menjëhershëm pas diplomimit.
Shkolla Industriale “Arben Broci” është një ndër shkollat më të mira profesionale në Shqipëri, pasi është e pajisur me një teknologji të përparuar për zhvillimin e praktikës.

Bashkëpunimi me ndërmarrjet e ndryshme për praktikën profesionale të nxënësve ka dhënë rezultate të shpejta, duke bërë që më të mirët të punësohen në këto biznese ende pa kryer shkollën e mesme.

 

Artikulli paraprakKONFERENCA E DONATORËVE PËR UKRAINËN, RAMA: DO TË JAPIM 1 MLN EURO
Artikulli tjetërSHKODËR, KËSHILLI BASHKIAK I TURPSHËM, DËSHTON MBLEDHJA