Shkolla Profesionale “Arben Broci” Aktualisht, kjo shkollë numëron 114 biznese partnere, të cilat hapin dyert për nxënësit përmes praktikave profesionale, trajnimeve dhe mundësive konkrete për punësim të menjëhershëm pas përfundimit të studimeve.

Ky partneritet i lejon nxënësit që njohuritë teorike t’i zbatojnë drejtpërdrejt në mjedise reale pune, duke rritur cilësinë e formimit të tyre dhe duke përgatitur profesionistë të aftë për tregun vendas.

Drejtuesit e shkollës theksojnë se kjo marrëdhënie dypalëshe nuk ndihmon vetëm të rinjtë në ndërtimin e karrierës, por furnizon edhe bizneset private me fuqi punëtore të kualifikuar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakXHUBLETA, NGA TRASHËGIMIA TEK PULLA POSTARE
Artikulli tjetërSHËNGJINI I FREKUENTUAR EDHE NË TETOR