Risi për vitin e ri shkollor 2026-2027 për shkollën profesionale “Arben Broci” pritet të jetë futja e sistemit dual në degën “Shërbime të mjeteve të transportit”. Drejtori i shkollës Lubjan Pajovi bënë të ditur se shkolla ka plotësuar dokumentacionin pranë Ministrisë së Arsimit dhe pritet vetem konfirmimi.

Sistemi dual në arsimin profesional është një model mësimor që kombinon teorinë në shkollë me praktikën direkte në një kompani ose vend pune.

Përmes këtij sistemi , nxënësit kalojnë disa ditë në javë duke mësuar në bankat e shkollës dhe pjesën tjetër duke punuar në mjedise reale biznesi
Shkolla profesionale “Arben Broci” ofron 5 drejtime Elektronikë, Mekanikë , Tik, Shërbime mjetesh të transporit, dhe Termohidraulikë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMAGJISTRATËT KALLËZUAN NË SPAK MINISTRIN MALAJ PAS BLLOKIMIT TË PAGAVE, RAMA: MUNGON EMRIN IM DHE I GOGUT, U KONSULTUA ME NE
Artikulli tjetërKATEGORIA E DYTË, PESË TË EKIPE TË QARKUT SHKODËR NË GARË