Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu i bën apel qytetarëve dhe institucioneve që të denoncojnë të gjitha rastet që konstatohen shkelje nga ana e punonjësve të institucionit që ai drejton.

“Institucionet që janë objekt i kontrollit nga KLSH, apo qytetarë që kanë konstatuar abuzime nga punonjës të KLSH janë të lutur t’i adresojnë pranë institucionit përmes postës elektronike në adresën e email-it kontakt@klsh.org.al ose me sms në numrin e telefonit +355 676128162, për të bërë të mundur vendosjen përpara organeve ligjzbatuese të çdo individi që abuzon me detyrën.

KLSH garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në fund duke bashkëpunuar me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për rastet e dyshuara si shkelje të ligjit penal nga punonjës të KLSH. Gjithashtu KLSH do të bëjë përgjegjës para ligjit çdo punonjës të institucionit që nuk kallëzon aktet e korrupsionit aktiv të kryera nga punonjës të subjekteve në auditim.”, thuhet në reagimin e Shehut.

Artikulli paraprakLA CASA DE PAPEL/ MIJËRA SHIKUES NË PRITJE PËR SEZONIN E 5-TË, TË PREMTEN PREMIERA ME NJË KOMPLOT BEFASUES
Artikulli tjetërRAMA E PRANON SE DO T’I SHKOJË NË ZYRË PRESIDENTIT PËR DEKRETIMIN E QEVERISË SË RE: A DO TË ‘PAJTOHEM’ ME METËN? RRUGËT TONA JANË NDARË NË MËNYRË TË PAKTHYESHME