
Të ftuar në emisionin “Tonight” në Star Plus Televizion ishin gazetarët Ardi Hoti dhe Bepin Kolvataj ku diskutuan rreth akuzave të ngritura ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Ardi Hoti u shpreh se pas 30 vitesh që politikanët nuk vihen para drejtësisë SPAK po bën atë që është dashur të bëhëj vite më parë dhe kjo është një dritë shprese për vendin tonë. Akuzat ndaj Berishës Hoti tha se nuk I shikon si sulm politik, dhe Berishën e cilëson si shkatrrues I pronës private nga vendosja e ligjit 7501.


