
Pas një procesi relativisht të gjatë, që u përmbyll mbrëmjen e 15 marsit, partia Demokratike e Shkodrës ka tashmë një kryetar të të ri .
Ardit Çylybyli arriti të siguronte 1083 vota nga 1781 pjesëmarrës në votime duke lënë pas Gentian Ibron I cili siguroi 687 vota ndërsa 11 të tjera rezultuan të pavlefshme .
Pas përfundimit të numërimit , mbështetësit e Çylybylit shpërthyen në duartrokitje ndërsa vetë Ardit Çylybyli shtrëngoi duar me kandidatin Ibro .
Në fjalën e tij të parë si drejtues I Pd Shkodër Çylybyli tha që nga sot të gjithë bashkë do nisim punën për të ringritur partinë demokratike,duke shtrirë dorën e bashkimit për çdo banorë të Shkodrës.
Procesi që nisi në orën 8:00 të së dielës dhe zgjati rreth 12 orë u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe pa asnjë incident duke dhënë kështu sunjale për një lënje pas të hatërmbetjeve pas sherrit të ndodhur gjatë prezantimit të kandidatëve ku pati tone të ashpra madje dhe përplasje fizike .
I gjithë procesi u ndoq edhe nga deputetët e Shkodrës dhe numri dy i partisë demokratike njëherës dhe drejtuesi politik I PD në Shkodër Luçiano Boçi.
Ardit Çylybyli pason në këtë detyrë Eliona Shkrelin .






