Besëlidhja vijon punën për ndërtimin e skuadrës në prag të sezonit të ri në Kategorinë e Parë. Klubi lezhjan ka zyrtarizuar rinovimin e kontratave me Ardit Hilën dhe Arsid Temjën, të cilët do të vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit edhe për edicionin e ardhshëm.

Dy futbollistët kanë arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit, duke konfirmuar vazhdimësinë e tyre me fanellën bardhekuqe. Rinovimi i Hilës dhe Temjës konsiderohet një hap i rëndësishëm për ruajtjen e bërthamës së skuadrës dhe përmbushjen e objektivave të Besëlidhjes në sezonin e ri.

POSTIMI I PLOTË:

Ardit Hila dhe Arsid Temja rinovojnë si pjesë e ekipit për sezonin e ri në kategorinë e parë.

Artikulli paraprakFRANKO BURRAJ FLET PAS TRIUMFIT NË MONAKO
Artikulli tjetërTRAGJEDI NË RANËN E HEDHUN: DY PERSONA HUMBIN JETËN, DY TË TJERË NË GJENDJE TË RËNDË