Kryeministri Edi Rama ka bërë një kërkesë që mos e ngatërrojnë në zgjedhjet për President të FSHF. Deklarata e tij u bë gjatë përurimit të zyrave të reja të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kreu i ekzekutivit tha gjithashtu se në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë gati “Arena Kombëtare”

“Unë jam besimplotë se pas 18 muajsh do jemi të çliruar nga një barë dhe borxh ndaj ekipit kombëar i cili ka bërë shumë për këtë vend dhe ka merituar dhe meriton të ketë shtëpinë e vet qoftë për tu stërvitur qoftë për të luajtur. kështu që me këtë mjedis këtu,

me Arenën Kombëtare që sipas të gjitha gjasave do të jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm për të pritur ekipin kombëtar, mendoj se ndjenja e çlirimit nga borxhi i madh i shumë viteve është legjitime. Dhe mos më ngatërroni mua me zgjedhjet në FSHF“, tha Rama.

Artikulli paraprakFLET PËR HERË TË PARË KRYEPROKURORJA ARTA MARKU: DO TË SHIHNI SURPRIZA
Artikulli tjetërGJOKA, NJË TRAJNER NDRYSHE NGA TË TJERËT