Papa Françesku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe të Kishës. dashuri, veçanërisht për më të varfërit dhe më të margjinalizuarit. Trupi do të transferohet në bazilikën më 23 prill, tha drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, i cili gjithashtu komunikoi se Jubileu “mbetet i hapur”.

Ndërkohë, qeveria argjentinase është gati të shpallë shtatë ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut, argjentinasi i parë që drejton Kishën Katolike. Zëdhënësi presidencial, Manuel Adorni, shkroi këtë në X:

“Papa Françesku, Jorge Bergoglio, ka ndërruar jetë. Udhëheqësi shpirtëror dhe udhërrëfyes i miliona burrave dhe grave. Presidenti i kombit do të dekretojë shtatë ditë zie kombëtare për vdekjen e Atit të Shenjtë”, tha zëdhënësi.

Artikulli paraprakPAS FESTËS SË PASHKËVE, EMIGRANTËT KTHEHEN DREJT GREQISË! FLUKS MJETESH NË KAPSHTICË
Artikulli tjetërKULLA EIFFEL DO QËNDROJË E FIKUR SONTE NË NDERIM TË PAPA FRANÇESKUT, KRYEBASHKIAKJA E PARISIT: KUJTOJMË PËRKUSHTIMIN E TIJ …