Me një gjatësi prej 2.2 kilometrash, argjinatura e Darrragjatit, në Njësinë Administrative Dajç ka nevojë për një ndërhyrje të plot përmes një projektri strategjik, i cili të mbroj këtë zonë nga përmbytjet në vitet në vazhdim.

Aktualisht po punohet për sistemimin e një pjese emergjente, e cila është gërryer gjatë muajve të fundit. Punime të tilla vazhdojnë thuajse çdo vit, duke mos qenë përfundimtare dhe të sigurta. Administratori i Njësisë Administrative Dajç, Gjovalin Darragjati, kërkon nga Ministria e Bujqësisë një vëmendje për një projekt të qartë dhe përfundimtar, i cili t’i jap zgjidhje njëherë e mirë këtij problemi.

Njësia Administrative Dajç është një ndër zonat më të prekura të përmbytjeve pëgjatë viteve 2010-2011, duke patur kështu frikën e herpashershme të mundësisë së përmbytjeve. Ndërtimi i argjinaturën në Darragjat shikohet si një nevojë imediate përmes një projekti të studiuar, në mënyrë që zona njëherë e mirë të mos vuaj këtë problematikë. Argjinatura e Darragjatit, vazhdon të prishet dhe gërryhet në mënyrë të vazhduar nga ujërat e lumit Buna.