Brigjet e lumit kir vijojne te perdoren si vend depozitimi per mbetje urbane dhe inerete te ndryshme.

Pamjet flasin qarte se si apelet e institucioneve vijojne te bien ne vesh te shurdhet pasi cdo dite mbi argjinaturen e ketij lumi, , shume prane banesave te lagjies skenderbeg hidhen tonelata mbeturinash dhe inertesh te ndryshme duke krijuar nje situate mjaft problematic. Jane vete banoret e kesaj zone qe pohojne se mbetjet urbane dhe inertet e depozituara mbi kete argjinature deportohen nga qyteti duke e kthyer keshtu kete zone ne nje landfill mbeturinash . Per shkak te ketij fenomeni shendeti i banoreve vihet ne rrezik e ne te njejten kohe prurjet e inerteve kane ndikuar edhe ne devijimin e shtratit te lumit Kir Në këtë zone  nuk po zbatohet as vendimi i qeverisë që ndalon gërryerjet në shtratin e lumenjve, një fenomen ky që pothuajse është prezent gjate gjithe vitit, ku individ apo subjekte te ndryshme ushtrojne aktivitetin e tyre diten per diell, te pa shqetesuar nga askush . Nderkohe Prezenca e mbeturinave, gërryerja e shtratit të këtij lumi dhe prania e inerteve e kanë dëmtuar ndjeshëm bazamentin e tij , e per pasoje duke rrezikuar seriozisht dhjetra banesa te fshatit bardhaj. Përballë kësaj situate të gjitha institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse janë të vetëdijshme për dëmet që mund t’i shkaktojë ky lum qytetit të Shkodrës dhe banesave aty pranë. Nderkaq grryerja e tokes nga lumi vijon duke vene ne alarm banoret e zones te cilet e ndjene veten te pambrojtur ndaj rrezikut.

Artikulli paraprak“ATË PJETËR MESHKALLA” PËRZGJIDHET PËR DEBATIN EUROPIAN TË EMIGRACIONIT
Artikulli tjetërBASHKIA VAU DEJËS, NDIHMA PËR BANORËT NË ZONËN E KOMANIT