Thirrjes së banorëve disa javë më parë për ndërhyrje në rezervuarin e fshatit Bardhanjor në njësinë administrative Rrethina, pasi sipas tyre rrezikohej shembja e argjinaturës mbrojtëse

ç’ka do të sillte përmbytje të tokave dhe banesave, i është përgjigjur administratori Vlash Pjetri. Sipas Pjetrit, situata nuk është aq problematike, megjithse i është dërguar një kërkesë Prefekturës dhe Emergjencave Civile. Në lidhje me mundësinë e riparimit të tubacioneve shkarkuese të këtij rezervuari dhe vënien e tij në funksion të vaditjes së tokave bujqësore, Pjetri thotë se është përgjegjësi e Bordit Rajonal të Kullimit. Më parë, banorët e kësaj zone ngritën alarmin se gërryerja e digës mbrojtëse në fshatin Bardhanjor mund të ndikonte në përmbytjen e banesave që ndodhen poshtë saj. Dëmtimi i kësaj dige ka nisur gjatë viteve 2010-2011.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPUKË, GJONAJ: MUNGESË MJETESH PËR RRUGËT RURALE
Artikulli tjetër“SALLONI I VJESHTËS”, 10 VITE VLERA PAMORE DHE ÇMIME