GRUAJA E AMBASADORIT AMERIKAN NË SHQIPËRI SHMANG MEDIAN. Ariel Ahart Lu gruaja e ambasadorit amerikan ne Shqiperi Donald Lu ka vizituar kete te merkure qytetin e Shkodres.

Ariel Ahart e njohur si nje specialiste e shendetit publik dhe me nje karriere te gjate ne kete fushe ne Amerike e ka nisur viziten e saj prane DSHP ne Shkoder per te vijuar ne nje qender shendetesore ne lagjen Kiras e me pas ne Spitalin Rajonal te Shkodres. Vizita e Ariel Ahart ishte totalisht diskrete pasi ne asnje ne menyre media nuk u lejua te pasqyronte viziten e saj ne asnjerin nga ambjentet qe ajo vizitoi madje nderkohe qe pritej te vizitonte repartin e maternitetit prane Spitalit Rajonal te Shkodres u largua pa realizuar viziten sapo pa mediat. Nga burimet behet me dije se Ahart donte thjesht te realizonte nje vizite kortezie ne disa nga keto institucione dhe nuk kishte deshire te prononcohej per mediat megjithate nuk dihen motivet e verteta pse Ahart kishte zgjedhur qe vizita te ishte kaq larg syve te medias megjithate pritet qe ne ditet ne vijim te kete informacione me te sakta e lidhje me kete vizite misterioze.

[iframe width=”100%” height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/_f-szqNs108″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNAMIK KOPLIKU NË TONIGHT STAR PLUS
Artikulli tjetërVLLAZNIA E FAVORIZUAR NGA PUSHIMI I KAMPIONATIT