Arktiku po ngrohet tri herë më shpejt se planeti që nga viti 1971, më shumë sesa besohej më parë, paralajmëron një raport i Monitorimit dhe Vlerësimit të Arktikut (AMAP).

“Një përditësim i rëndësishëm është se rritja mesatare vjetore në sipërfaqen e Arktikut (tokë dhe oqean) midis 1971 dhe 2019 ishte tri herë më e madhe se rritja e mesatares globale gjatë së njëjtës periudhë. Është më shumë sesa tregohet në vlerësimet e mëparshme të AMAP”, thanë autorët.

Përdiësimi i mëparshëm, i botuar në 2019, tregoi se ngrohja në Arktik arriti “më shumë se dyfishi i mesatares botërore”, një hendek që theksohet më tej në dimër.

Në më pak se gjysmë shekulli, nga 1971 në 2019, temperatura mesatare vjetore në këtë rajon verior u ngjit 3,1 gradë Celcius, ndërkohë që planeti ngrohej në të njëjtën kohë me 1 gradë Celcius, sipas dokumentit të përditësuar.

Sipas parashikimeve të cituara nga raporti, temperaturat mesatare të Arktikut duhet të rriten në fund të shekullit midis 3,3-10 gradë Celcius mbi mesataren e tyre gjatë periudhës 1985-2014.

Artikulli paraprakA PËRBËJNË UFO-T KËRCËNIM? PENTAGONI PËRGATIT RAPORTIN
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I SHKENCËTARËVE: TOKA SË SHPEJTI 40 PËR QIND MË E NXEHTË