Fushata për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit duket se po nxehet së tepërmi. Në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 12 të ditës së martë pritet që të dorëzohet kallëzimi për presidentin aktual të FSHF Armand Duka për shoqata fantazëm të cilat nga sa bëhet me dije janë të pa regjistruara në gjykatë.

Ndërkohë bëhet me dije se kallëzimi në Prokurorinë e Tiranës do të dorëzohet nga presidenti I një skuadrë futbolli shqiptarë por që akoma nuk është zbuluar identiteti I tij.