Armando Broja ka marrë një “dhuratë” nga Chelsea në fund të merkatos. Pasi londinezët refuzuan 30 milionë euro nga West Ham i kanë rinovuar kontratën futbollistit shqiptar, i cili më herët ishte i lidhur deri në 2026, ndërsa tani ka firmosur deri më 2028.

Pasi hodhi të zezën mbi te bardhë Broja u shpreh: “Është i mahnitshëm cdo minutë që kam luajtur me Chelsean pasi është një nga klubet më të mëdha në botë. Është klubi që kam ëndërruar të luaj që kur kam qenë i vogël. Me kanë humbur fjalët duke menduar për këtë që ka ndodhur”

Presidenti Boehly shprehu gëzimin e tij për këtë rinovim dhe theksoi se Broja është një element i rëndësishëm për planet e ardhshme të klubit.

Artikulli paraprak9 TRENDET KRYESORE TË GRIMIT QË DO T’JU DUHEN PËRGJATË VJESHTËS DHE DIMRIT
Artikulli tjetërLUIZA GEGA KAP NORMËN E BOTËRORIT TË 2023-SHIT, RENDITET E PARA NGA ATLETET E EUROPËS