Nje 16 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës nen akuzën e mbajtjes pa leje te armeve luftare dhe municioneve dhe prishje te qetesise publike.

Sipas njoftimit te bluve te Shkodres behet me dije se eshte arrestuar 16 vjecari me inicialet E.F, 16 vjec banues ne Koplik i siperm ne Malesine e Madhe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi : Ky shtetas në Koplik i Sipërm Malësi e Madhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e policisë ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin e sipërpërmendur. Gjatë kontrollit në banesë të shtetasit E.F, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
– arma e zjarrit tip “automatik” ( pa leje)
– tre krehëra,
– 7 (shtatë) gëzhoja. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe “Prishje e qetësisë publike”