Arrestohet një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër për veprat penale: “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosja”.

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: •Marjan Guri, 25 vjeç, banues në Shosh, Shkodër. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: •B.M, 19 vjeç, banues në Prekal, Shkodër, pasi: Gjatë mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur Duçaj, fshati Prekal Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta këta 2 shtetas kanë kanosur me armë zjarri shtetasit: •M.M, 23 vjeç, banues në Prekal, Shkodër. •M.M, 21 vjeç, banues në Prekal, Shkodër. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan 8 gëzhoja model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprat penale: “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosja” parashikuar nga nenet 278 e 84 i Kodit Penal.