Armët bërthamore, Rusia,SHBA-ve: Rrezikohet katastrofë globale

Lidhur me deklaratën e Trump për zgjerimin e armëve bërthamore dhe pretendimin për të qënë shteti më i fuqishëm reagon edhe Rusia me të cilën manjati po përpiqet të përmirësojë raportet. “Nuk mund të pranojmë pushtetin e një fuqie të vetme në fushën e armëve bërthamore, sepse përndryshe cekulibrohet sistemi i sigurisë ndërkomëbtare”,-ishte ky reagimi i presidentit rus të komisionit për punët e jashtme Leonid Slutzky i cili theksoi se nëse Washingtoni do të çojë përparë qëllimet e tij për të qënë një superfuqi bërthamore, atëherë bota do t’i rikthehet luftës së ftohtë, madje rrezikohet një katastrofë globale. “Deklarata e presidentit amerikan është emocionale dhe e llogaritur për të marrë vëmendje mediatike”,- theksoi Slutzky. Edhe kreu i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Parlamentin rus Ozerov duke folur për mediat ruse kujtoi edhe traktatet ndërkombëtare duke thënë se qëllimet e Trump për të zgjeruar armët bërthamore nuk përputhet me qëndrueshmërinë dhe sigurinë në botë.

Artikulli paraprakARRESTOHET BOSI SHQIPTAR I KRIMIT, KOMANDONTE BANDËN NË ITALI
Artikulli tjetërVRAU BASHKËSHORTEN GREKE, NIS GJYQI NDAJ SHQIPTARIT