Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra u nderua me titullin “Nderi i Qarkut Shkodër” dhënë nga Këshilli i Qarkut Shkodër në 25 vjetorin e pranisë së tij në shërbim të kishës katolike.

Gjatë aktivitetit u shfaq edhe ceremonia e ardhjes së Massafrës si arqipeshkëv i Shkodrës 25 vite më pare.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër Arben Halluni vlerësuan kontributin e arqipeshkëvit Massafra në këto 25 vite.

Titulli “Nderi i Qarkut Shkodër” arqipeshkëvit Massafra iu dha gjatë aktivitetit të përvitshëm “Vit të Mbarë o Shkodër” i organizuar në teatrin “Migjeni”.