Arqipeshkvi i dioqezës metropolitan Shkodër-Pult ka hapur dhe bekuar me ujin e shenjtë, “Betlehemin”, vendin që simbolizon ardhjen në jetë të Jezu Krishtit. Për herë të parë, në sheshin përpara katedrales “Shën Shtjefni” Betlehemi ka ardhur si dhuratë dhe do të vizotohet nga të gjithë besimtarët.

Në bekimin e Betlehemit u dhanë edhe mesazhe për besimtarët. Arqipeshkvi Massafra lexoi edhe mesazhin e Papa Françeskut në vitin jubile të mëshirës. E gjitha vjen në prag të festës së Krishtlindjeve ndërsa momenti më i veçantë do të jetë lindja e Jezu Krishtit me 24 dhjetor, festë e cila kremtohet nga të gjithë besimtarët e krishterë kudo në botë.

Artikulli paraprakAGJENSIA RAJONALE E MJEDISIT: MORATORIUMI I PYJEVE, POZITIV
Artikulli tjetërEVENTI I FUNDVITIT NË MALËSINË E MADHE, NISIN PËRGATITJET