Arratiset i dënuari nga burgu i Drenovës

 

Një i dënuar për vjedhje është arratisur nga burgu i Drenovës. Lajmi është bërë i ditur nga burimet policore. Sipas tyre, Denis Radici i dënuar për vjedhur kishte marrë një leje shpërblyese. Por pasi e ka mbaruar lejen, ai ka vendosur të largohet dhe të mos kthehet më në qelitë e burgut të Drenovës ku po vuante dënimin. Nga të dhënat, mësohet se Radici ishte arrestuar në vitin 2013 për vjedhjen e një banese.

Artikulli paraprakPOLICIA NDJEK HAJDUTËT SHQIPTAR ME BMW, MAKINA PËRPLASET ME MBROJTËSET
Artikulli tjetërSHPËRTHEN BOMBULA E GAZIT, EVAKUOHEN BANORËT E PALLATIT