
Tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, u liruan nga qelia. Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella, u njohen me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës. Sipas burimeve në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, ata kanë deklaruar se kanë qenë në detyre, por nuk e kanë konstatuar 49-vjeçarin duke u arratisur nga burgu. Pasi dëgjoi palet gjyqtari Lirim Bulica pranoi kërkesen e prokurorit Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshem arrestimin e tre punonjësve të burgut dhe vendosi ndaj tyre masat e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për Gjin Ndoken punonjes shërbimi në kupole dhe Mark Nikolli punonjes ne sektor (grup sigurie), ndërsa (operatore kamereve) Zhaneta Mella u vendos masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyres dhe hetimet për këtë çështje po vijojnë nga prokuroria e Lezhës.
Daut Laze u arratis nga burgu i Shënkollit në Lezhë mbrëmjen e 3 shkurtit dhe pavarësisht kontrolleve, policia nuk ka arritur të bie ende në gjurmet e tij. Nga veprimet e kryera rezulton se 49-vjeçari me probleme të shëndetit mendor të ketë dalë në ajrim, aty ka marrë një llamarinë të cilën e ka mbështetur te muri mbi 4 metra i lartë në anen jugore të burgut, duke e kapërcyer dhe larguar. Daut Laze ishte dënuar me mjekim të detyruar, ndërsa planin e arratisë e realizoi nga dhoma e mjekimeve në institucionin e shndërruar prej më shumë se 2 vitesh, në strehën e përkohshme të të burgosurve me probleme të shëndetit mendor, ku aktualisht janë 470 persona, me një staf prej 180 punonjësish.