Ende nuk ka asnjë gjurmë nga i dënuari Daut Laze, i cili u arratis nga burgu i Shënkollit. Për këtë ngjarje, janë arrestuar 3 punonjës të burgut të Shkënkollit. Sipas burimeve, në përfundim të veprimeve të kryera dhe analizimit të situatës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar tre punonjësit Pjetër Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Medha. Kjo e fundit është shtruar në spital, pasi pas ndalimit ka shfaqur probleme shëndetësore.

Policia ende nuk ka një komunikim zyrtar, por burimet thonë se ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes kanë qenë në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e përcaktuara me ligj.

Artikulli paraprakDIELL DHE TEMPERATURA DERI NË 16 GRADË, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërVOTA E DIASPORËS/ 36% E KËRKESAVE TË EMIGRANTËVE JANË REFUZUAR; KRYESOJNË ZGJEDHËSIT NGA ITALIA