Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka bërë një kallëzim në prokurori për dekonspirim të operacionit të policisë për arrestimin e tre ish-drejtuesve të policisë së Vlorës dy ditë më parë.

Dyshime se operacioni i ndërmarrë nga policia për prangosjen e tyre, të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës të Habilajve, u dekonspirua. Kallëzimi i Xhafajt është dërguar me postë në Prokurori mesditën e kësaj të premte. Dy ditë më parë,

Prokuroria lëshoi tre fletë-arresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ish-shefi i krimeve, Gjergji Kohila si dhe ish-shefi i postës së policisë së Dhërmiut, Sokol Bode. Policia ushtroi kontrolle në banesat e tyre por nuk gjeti asnjërin. Tre ish-drejtuesit e lartë të policisë së Vlorës dyshohet se janë larguar jashtë vendit.