Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën e sigurisë, “arrest me burg” ndaj 21-vjeçarit Mirald Metallari, i cili vrau me armë zjarri babain e tij dhe plagosi të ëmën.

Ai u arrestua pas krimit në banesë, në Bathore me 24 korrik 2017. Mbi të rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare (me viktimë babain e tij); “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, me të dëmtuar nënën e tij, si edhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Nga kafazi i hekurt Metallari eshte shfaqur i penduar, teksa ka treguar se i mori jeten babait.

“I mora jeten babait, shkaterrova familjen, i mora shtyllen familjes”- ka thene ai. Ai ka pranuar se ka bere gabim, pas me ate qe beri shkaterroi gjithe familjen. “E di që nëna nuk do të më falë, por i kerkoj të behet e fortë dhe të kujdeset për motrat. Jam penduar per krimin qe bera, por tani nuk e kthej dot me pas”- ka thene ai.

Artikulli paraprakVRAU BABAIN DHE PLAGOSI NËNËN, PRITET MASA E SIGURISË PËR 21 VJEÇARIN
Artikulli tjetërKAPEN 2 SHQIPTARË DHE 1 ITALIAN ME 11.5 KG HEROINË NË MAKINË