Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Julian Çumrakun dhe Erzen Uka Arrestuan të cilët u arrestuan gjatë një operacioni të forcave renea në fshatin Orosh të Mirditës.
Roland Islami avokati i Erzen Ukës tha se ka kërkuar arrest të paligjshëm. Sipas avokatit por edhe vetë Ukës, klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me armët dhe tha se ka qenë në banesë sepse e ka thirrur Julian Cumraku sepse janë shokë.
Avokati mbrojtës tha gjithashtu se Erzen Uka nuk është i dyshuar për terrorizëm por vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Avokati mbrojtës tha gjithashtu se Klienti i tij është plagosur nga policia dhe ngjarja po mbahet e fshehtë nga policia .
Ndërkohë Julian Cumraku Cumaraku ka deklaruar se armët janë të vjetra dhe i ka mbledhur në fshat duke mos ditur nëse ato funksionojnë apo jo .
Pavarësisht pretendimeve gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për të dy të arrestuari ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.

Artikulli paraprakU LA NË BURG, FLET AVOKATI I ERZEN UKËS: NDODHEJ RASTËSISHT NË ATË SHTËPI
Artikulli tjetërZJARR NË NJË BANESË NË LEZHË