
Gjykata e Krimeve të Rënda, vendosi sot masën e “arrestit me burg” për Emijano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.
Ata akuzohen nga Prokuroria për një sërë veprash të rënda penale. që nga gjobëvënia te kanosja për shkak të detyrës, shkatërrim prone me eksploziv, armëmbajtje pa leje, trafik droge e deri të organizimi grupi të strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë janë disa biznesmenë të cilët mendohet të jenë shtrënguar me anë të kërcënimeve që t’i japin para Shullazit dhe grupit të tij. Ndaj Shullazit ka të paktën një denoncim nga një qytetar Arjan Zika, i cili në fillim të muajit shkurt, i është drejtuar policisë, duke rrëfyer se është kërcënuar nga Shullazi në mënyrë që të tërhiqet nga pronësia mbi një garazh nëntokësor me sipërfaqe mbi 1000 metra katrorë. Zika i cili ka dhe nënshtetësi amerikane, është thirrur disa herë në takim nga Shullazi. Ai ka refuzuar që të heqë dorë nga prona e tij dhe është larguar menjëherë nga Shqipëria. Policia ka dhe dëshmitë e të afërmve të Zikës, lidhur me kërcënimet nga ana e Shullazit dhe njerëze të tij. Në mars të këtij viti, në garazhin e Zikës ka patur një shpërthim me lëndë eksplozive. Por avokati i Shullazit deklaroi pas seancës për masën e sigurisë se Zika, sipas tij, nuk ka folur për kërcënime, dhe se ai dhe klienti I tij janë takuar vetëm një herë, gjatë së cilës SHullazi i ka kërkuar që të zgjidhë konfliktin për pronësinë e parkimit nënëtokësor me personin tjetër që e pretendonte atë. Avokati tha se nuk ka denoncim nga asnjë biznesmen tjetër, dhe se vendimi i sotëm sipas tij “ishte i pritshëm duke parë trysninë politike dhe mediatike për këtë çështje
/ Star Plus TV /






