GUVERNATORI TE 302. MBROJTJA APELON VENDIMIN
Ne masa te rrepta sigurie, Gjykata e Tiranes ka dhene te dielen ne dreke masen e sigurise arrest me burg per Guvernatorin e Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, si dhe Inspektoren e kesaj banke, Elivar Golemi.

Në seancën e drejtuar nga Blerina Muca, Fullani është paraqitur në kafazin e hekurt, ndersa prokurori Ramadan Troci ka kerkuar masen e sigurise arrest me burg,per shkeljen e një sërë rregulloresh dhe dispozitave ligjore, veprime këto që kanë krijuar një situatë kaotike në organizimin e punës së BSH, duke sjellë dhe rritjen e rasteve  te abuzimeve dhe vjedhjen e shumës financiare prej 713 milion dollarëve.
I menjehershem ka qene reagimi I avokatit Maks Haxhia, I cili deklaroi se te henen do ta ankimoje kete vendim, sipas tij te padrejte, ne Gjykaten e  Apelit.
Pas seancës, ish-Guvernatori është dërguar në dhomat e paraburgimit të Burgut 302, ndërsa Inspektorja e Bankës, në Burgun 313.
Nderkohe, ne nje mbledhje te se shtunes ne mbremje, Keshillit Mbikqyres ka shkarkuar guvernatorin Fullani, si dhe ka caktuar si ushtruese te detyres se Guverantorit, zv/guvernatoren e pare, Elisabeta Gjonin.
Pas ketij vendimi Kuvendi I Shqiperise duhet qe brenda muajit ta votoje shkarkimin e Ardian Fullanit, dhe te emeroje guvernatorin e ri te Bankes se Shqiperise, post per te cilin perflitet edhe ish-minsitri I Financave, Arben Malaj.
Per situaten me te fundit ne Banken e Shqiperise, kryeministri Edi Rama ka takuar edhe presidentin e Republikes.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/JrstqJc0lpc?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakDORËHIQET DREJTORESHA E DAR
Artikulli tjetërPARKIMET, BLLOKOHEN RRUGICAT