Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Lekë Ballza i cili plagosi të vëllain dhe kunatën e tij në fshatin Ndërlysë të Dukagjinit.

Masa e sigurisë për autorin e plagosjes së dyfishtë është dhënë që të shtunën në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër por nuk është bërë publike. Në seancën gjyqësore mësohet se avokati mbrojtës ka kërkuar një masë më lehtësuese për 53 vjeçarin për shkak të problemeve që ka me shëndetin mendor. Nga ana tjetër prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Lekë Ballzën. Në fund gjykata vendosi ta lërë në burg autorin e plagosjes të vëllait dhe kunatës së tij. Ngjarja ndodhi të martën e javës së kaluar në fshatin Ndërlysë të njësisë Shalë në Dukagjin. Debati ka nisur pasi në shtëpinë Kond Ballzës ka ardhur për vizitë vëllai i bashkëshortes së tij. 53 vjeçari edhe pse nuk jetonte në një banesë me të vëllanë ka kërkuar llogari se çfarë do vëllai i kunatës aty. Pas debatit, shtetasi Lekë Ballza ka marrë automatikun dhe ka plagosur vëllain dhe kunatën e tij. Transportimi i dy të plagosurve drejt spitalit ushtarak në Tiranë është bërë me një helikopter të ministrisë së shëndetësisë dhe të dy morën nga një plumb në këmbë duke qenë jashtë rrezikut për jetën. Shtatë orë pas ngjarjes autori u vetëdorëzua ndërsa policia dhe banorët raportojnë se shtetasi Lekë Ballza është agresiv dhe ka probleme me shëndetin mendor.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPERFSHIHEN NE AKSIDENT DY MJETE NE MALESINE E MADHE
Artikulli tjetërVAU DEJËS, SEKUESTROHEN 415 RRËNJË KANABIS SATIVA