Janë arrestuar në Milano dy qytetarë shqiptarë të akuzuar për zotërim droge me qëllim shpërndarjen dhe kundërshtim të forcave të rendit

 

.Atyre u janë sekuestruar 631 gramë kokainë dhe 1000 euro cash. Dy shpërndarësit ishin me qëndrim të parregullt në Itali si dhe me precedentë penalë. Arrestimi i dy personave, të moshës 41 dhe 42 vjeç është kryer më 24 nëntor dhe hetimi ndaj tyre kishte nisur pas sinjalizimit të disa banorëve të cilët kishin parë lëvizje të dyshimta. Atyre iu bë edhe kontroll në banesë, ku përveç drogës kishin edhe një peshore dhe material të ndryshëm për paketimin, 1.000 euro cash dhe dy celularë. I ndaluari i parë, 41 vjeç, po dilte nga apartamenti dhe u gjet me çelësat në dorë që i mundësuan agjentëve të hynin në shtëpi. Gjatë kontrollit erdhi edhe 42 vjeçari dhe u arrestua edhe ai.

Dy shqiptarët shpërndanin drogë në zonën e quajtur Baggio, u kishte skaduar pasaporta dhe tani shtëpia ku jetonin po kontrollohet imtesisht. Gjatë arrestimit një polic mbeti i plagosur lehtë. Shqiptarët në fjalë ishin të dy punonjës sigurie në lokalet e natës. Policët ndodheshin në zonë pasi kishin marrë disa sinjalizime nga shitësit dhe banorët dhe kur panë shqiptarin 41 vjeçar që po dilte nga shtëpia iu afruan por truproja, i cili ndoshta ishte një njohës i mirë i arteve marciale të përziera, reagoi me forcë duke u shakktuar trauma të lehta fizike dy agjentëve përpara se të prangosej. Gjatë kontrollit në shtëpi që mundësoi gjetjen e drogës dhe të 1 mijë eurove që ishin fshehur në tenxheret e kuzhinës, hyri në shtëpi edhe shqiptari tjetër, i cili nuk e kishte vënë re praninë e policisë në shtëpi.

Artikulli paraprakLIKA: RËNDËSI KA QË FITOI EKIPI
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË KORÇË, ME HELIKOPTER DREJT TIRANËS NJË NGA GARDISTËT