
Kryeministri Edi Rama i ka deleguar përkohësisht kompetencat administrative të drejtorit të SHISH-it, Elvis Lilës, aktualisht drejtor i Departamentit Operativ.
Vendimi
Z. Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ, t’i delegohen përkohësisht kompetencat administrative të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
2. Delegimi i kompetencave fillon me hyrjen në fuqi të këtij urdhri dhe mbaron me emërimin e drejtorit të Shërbimi tInformativ të Shtetit.
3. Ngarkohet z. Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ, në Shërbimin Informativ të Shtetit, për zbatimin e këtij urdhri.
4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.


