Arrestim tek ‘Fusha e aviacionit’ në Tiranë

Një arrestim nga policia mendohet se ka ndodhur para pak minutash në Tiranë në zonën e njohur si Ish Fusha e Aviacionit. Dy makina, përkatësisht një BMW X5 dhe një Mercedes Benz 4 fenerësh kanë rrethuar një makinë tip A-Class dhe prej tyre kanë dalë një numër policësh. Në pak momente kanë shtrirë dy personat përtokë duke i vënë prangat. Nuk dihet asnjë detaj nga ngjarja.