
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka vijuar punën intensive në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, duke çuar para drejtësisë disa shtetas të përfshirë në vepra penale të ndryshme.Sipas bluve Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi u kap duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, motomjeti dhe një aparat celular.Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori për shtetasin D. S., 32 vjeç, banues në Laç, Kurbin. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ai drejtonte, në aksin rrugor Laç–Milot, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.Ndwrsa Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Kurbin po hetojnë për një rast të kallëzuar nga shtetasi B. B., 61 vjeç, i cili deklaroi se një person ende i paidentifikuar ka tentuar t’i vërë zjarrin automjetit të tij. Falë ndërhyrjes në kohë, automjeti nuk ka pësuar dëme materiale.Po ashtu, është kallëzuar një rast vjedhjeje nga shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në Tiranë. Ai raportoi se në orët e para të mëngjesit të datës 30 maj, në afërsi të autostradës Tiranë-Kurbin, një pasagjer që zbriti nga taksia i ka marrë një shumë prej 40.000 lekësh. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.Ndërkohë, Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet procedurale në Prokurori për shtetasin V. A., 58 vjeç, banues në Kosovë. Në kilometrin e parë të Rrugës së Kombit, në Fushë-Milot, ai është përplasur me një automjet tjetër tip “Toyota”, që drejtohej nga shtetasja M. S., 48 vjeçe, banuese në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar M. S., bashkëshorti i saj dhe vajza e tyre e mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë.Materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.