
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-ndaluan shtetasin A. P., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga hetimet e kryera për zbardhjen e vjedhjes së disa pjesëve këmbimi për automjete, më datë 10.06.2025, në subjektin në pronësi të shtetasit L. P., 32 vjeç, në fshatin Bërdicë, dyshohet se 43-vjeçari ka bashkëpunuar për këtë vjedhje, me shtetasin A. V., 37 vjeç, i identifikuar nga hetimet dhe i shpallur në kërkim;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. F., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasja I. B., 20 vjeçe, se 22-vjeçari e ka shqetësuar vazhdimisht nëpërmjet thirrjeve telefonike, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur shtetasen A. K., 45 vjeçe, për motive të dobëta.
Specialistët e Policisë Kufitare të PKK Bashkimi referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 24 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17-vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 11.06.2025, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, automjeti që drejtohej nga shtetasja F. N., 60 vjeçe, banuese në Shkodër, ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues shtetasin R. B., 71 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja A. P., pasagjere në automjetin e 60 -vjeçares.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.