“Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës” 1.Nga specialistët e Sektorit të Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Demush Pemaj, vjeç 18, banues në Pukë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë, në çanën e dorës (borset), i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale lëndë bimor me erë dhe karakteristika si ajo e lëndës narkotike mariuanë, ku ishte e ndare në katër doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale”Prodhim shitje të lëndeve narkotike”, neni 283, i Kodit Penal. 2. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Mirsad H., vjeç 22, banues në Dobraç – Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetëses A. S., vjeç 43, banuese në Shkodër (vjehrra e tij). Gjithashtu, shtetasi Mirsad H., i ka thyer shtetases A. S., edhe xhamin e derës së shtëpisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 te Kodit Penal.