Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama anuloi vizitën e tij në Shkodër dhe u kthye menjëherë në Tiranë. Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste po zhvillon një mbledhje urgjente.

Deputetët socialistë, të pyetur nga gazetarët mbi arrestimin e Veliajt, zgjodhën të mos komentojnë, me përjashtim të deputetit Lavdrim Krashi.

I pyetur për qëndrimin e tij, Krashi u përgjigj shkurt: “Janë të drejtësisë, ç’koment kemi ne.”

Në vijim, kur gazetarët e pyetën për përkatësinë politike të Veliajt, ai shtoi: “I kujtdo të jetë, i Shqipërisë është?”

Edhe deputeti Toni Gogu reagoi për mikrofonët e mediave duke thënë se nuk mban qëndrime për vendimet e drejtësisë, por tha se Veliaj mbetet miku i tij i mirë.

Nga ana tjetër Blendi Klosi, i pyetur nga gazetarët për arrestimin e Veliajt teksa hynte në Parlament u shpreh se nuk është i autorizuar të bëjë asnjë koment.

Artikulli paraprakSHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ
Artikulli tjetërTENSIONE NË KUVEND/ BERISHA E NOKA BLLOKOJNË FOLTOREN!