Nënpresidentja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u vu në pranga paraditën e sotme me urdhër të SPAK.

Xhixho përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se arrestimi banditesk i Ilir Metës është akt që turpëron Shqipërinë, ndërsa e ka cilësuar si një pengmarrje poltike.

“I turpshëm dhe banditesk akti terrorist i ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe i ekzekutuar nga segmente okulte të Policisë së Shtetit ndaj ish-presidentit të Republikës dhe kreut të Partisë së Lirisë. Një shfaqje e tillë në mes të rrugës dhe pengmarrje politike e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Kuvendit tregon qartë se shteti policor është fytyra e këtij regjimi dhe krimit të organizuar që qëndron pas tij. Sot u dha provua e radhës se drejtësia është në duart e Edi Ramës, i cili e përdor si vegël për hakmarrje ndaj rivalëve politikë. Partia e Lirisë nuk dekurajohet nga një atentat i tillë ndaj demokracisë, por do të rrisë forcën dhe vendosmërinë për përballjen me këtë regjim kriminal”, tha ajo.

Artikulli paraprakBERISHA NJOFTON DATËN E PROTESTËS SË RADHËS, THIRRJE QYTETARËVE PËR “PARALIZIMIN E REGJIMIT
Artikulli tjetërEURO 2025 PËR VAJZA/ KOMBËTARJA VIJON ME PËRGATITJET, QËNDRESA KRASNIQI HUMB DY NDESHJET ME NORVEGJINË