Partia e Lirisë e quan ‘rrëmbim politik’ dhe ‘skenar kriminal destabilizues’ për të eliminuar kryetarin e saj, arrestimin e Ilir Metës një ditë më parë (21 tetor 2024) nga Forcat Speciale të Operacionales.

Madje në një reagim për facebook, sekretari i përgjithshëm I Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkon përtej duke deklaruar se PL po mbledh informacione për të mësuar emrat e efektivëve të cilët ekzekutuan urdhërarrestin e SPAK dhe do të ndëshkohen.

“Skenari kriminal destabilizues për eliminimin fizik të Presidentit Ilir Meta dështoi!

Por skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat!

Dhuna e ushtruar, siç provon qartë kjo video, nuk do të tolerohet dhe kurrë nuk do të amnistohet!

Partia e Lirisë është duke mbledhur informacion për emrat e të gjithëve terroristëve që nga dje e kanë personale me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot.

Më tej Blushi reagon ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm i cili tha se forcat speciale ekzekutuan urdhrin sipas ligjit, duke e quajtur ‘zari ordiner i Edi Ramës”

“Me reagimin e sotëm provokues të zarit ordiner të Edi Ramës në krye të Narkoministrisë së Brendshme dhe avokatisë që i bëri skuadriljes terroriste është e qartë se gjithçka ka qenë e urdhëruar nga lart.

Askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist!”

Artikulli paraprakKURSI I SHIGJETARISË NË SHKODËR
Artikulli tjetërKRYEPOLICI PRODA TAKOHET ME DREJTUESIN E SPAK, DUMANI: NGRITJE E BASHKËPUNIMIT NË STAD TJETËR DHE RRITJE E BESUESHMËRISË MES PALËVE